Shpenzimet ushtarake globale arritën një kulm të ri në vitin 2022, njoftoi Instituti SIPRI për Kërkimet e Paqes me qendër në Stokholm, duke deklaruar se ishte një rritje e shpenzimeve prej 3.7 përqind e rregulluar nga inflacioni, ose se 2.24 miliardë dollarë u shpenzuan për këto qëllime.

Në vitin 2022, vendet evropiane shënuan rritjen më të lartë të konsumit në 30 vitet e fundit, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Shpenzimet ushtarake në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në 345 miliardë dollarë. Në terma realë, konsumi i këtyre vendeve për herë të parë tejkalon atë të vitit 1989, në fund të Luftës së Ftohtë dhe është 30 për qind më i lartë se ai i vitit 2013”, theksohet në raportin e SIPRI-t.

Në nivel global, vendet e botës vazhduan të ndajnë më shumë para për ushtrinë se një vit më parë për të tetin vit radhazi.

Rritja e Ukrainës prej 640 për qind

SIPRI pret që ky trend të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë.

Lider në shpenzime janë ende SHBA-të, të ndjekura nga Kina dhe Rusia, të cilat, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kaluan nga vendi i pestë në vendin e tretë në listën e vendeve me shpenzimet më të larta ushtarake.

Ukraina pati një rritje prej 640 për qind dhe tani renditet e 11-ta, pasi u rendit e 36-ta vitin e kaluar.

Gjermania mbetet e shtata, pas një rritje prej 2.3 për qind.

Raporti vjetor i SIPRI-t konsiderohet baza e të dhënave më gjithëpërfshirëse në botë për shpenzimet ushtarake sipas vendeve, e cila përfshin shpenzimet e vendeve për personelin, ndihmën ushtarake dhe kërkimin dhe zhvillimin ushtarak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re