Skip to content

Siri, 1 civil i vdekur në sulmin e regjimit të Asadit në rajonin e Halepit

Një civil ka humbur jetën në një sulm të forcave të regjimit të Bashar al-Assad në fshatin Kefernuran në perëndim të provincës Halep.

Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, të vendosura në fshatin Keferhaleb të Halepit, shkelën armëpushimin duke sulmuar fshatin Kefernuran në perëndim të Halepit me armë tokë-tokë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), nga sulmi ka humbur jetën një person.

Situata në Idlib

Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë katër “zona deeskalimi” në rajonin që nuk ishte nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Regjimi, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre, duke pushtuar tre nga katër rajonet dhe duke u nisur drejt Idlibit.

Megjithëse Türkiye arriti një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re mes Türkiye-s dhe Rusisë më 5 mars 2020, armëpushimi vazhdon të ruhet në masë të madhe.

Përafërsisht dy milionë civilë që ikën nga sulmet në 2017-2020 u desh të migronin në zonat afër kufirit turk.

Burimi: AA