Në zjarrin në një qendër tregtare në Damask, kryeqyteti i Sirisë, kanë humbur jetën 11 persona.
Agjencia e lajmeve e regjimit të Assad-it, SANA, raportoi se një zjarr ka shpërthyer në mëngjes në një qendër tregtare në rrugën Hamra, për arsye ende të panjohura.
Për vdekje pësuan njëmbëdhjetë persona.
“Dy personat e lënduar janë dërguar në spital. Ka pasur dëme materiale dhe po hetohet për shkakun e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të regjimit.