Disa fëmijë humbën jetën në sulmet që regjimi i Bashar al-Assadit dhe mbështetësit e tij grupet terroriste nën kontrollin e Iranit, ndërmorën duke shkelur armëpushimin në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Assadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane të cilët janë të vendosur në fshatin Kafr Halab në perëndim të Halepit, shkelën armëpushimin duke kryer sulm me armë që godasin tokë-tokë ndaj fshatit Maarat Elnasan në veriperëndim të Idlibit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e mbrojtjes civile, mësohet se në sulm kanë humbur jetën 3 fëmijë.

Gjithashtu brenda ditës, avionët luftarakë rusë kanë kryer gjithsej 4 sulme ajrore ndaj fshatrave Sfohin dhe Fileyfin në jug të Idlibit.

– Situata në Idlib

Turqia, Rusia dhe Irani, në takimin e zhvilluar në vitin 2017 në Astana vendosën formimin e 4 “zonave të deeskalimit” në territorin që nuk ndodhej nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane dhe Rusia vazhduan sulmet dhe morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Edhe pse Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan sërish në maj 2019. Armëpushimi respektohet në masë të madhe pas marrëveshjes së re që Turqia siguroi me Rusinë më 5 mars 2020.

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë për t’u larguar nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Turqinë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re