Të paktën 4 civilë, përfshirë dy fëmijë e kanë humbur jetën në një shpërthimi në veri të Sirisë, njoftuan burime mjekësore lokale.

Shpërthim goditi rrethin Ras al-Ayn, afër kufirit Turqi-Siri, duke plagosur 9 të tjerë, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Të plagosurit u dërguan në spital ndërsa shpërthimi shkaktoi dëme serioze materiale. Nuk dihen ende shkaqet e sakta të shpërthimit. Forcat e sigurisë filluan hetim mbi shpërthimin.

Ras al-Ayn u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së më 12 tetor të vitit 2019 si pjesë e operacionit turk “Burimi i Paqes”. Operacioni filloi për të siguruar kufijtë e Turqisë duke eliminuar organizatën terroriste nga veriu i Sirisë, në lindje të lumit Eufrat, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe sigurimin e integritetit territorial të Sirisë.

Megjithatë, terroristët vazhdojnë sulmet në Ras al-Ayn dhe qytetin afër Tal Abyad, pavarësisht tërheqjes së tyre nga zona kufitare pas negociatave midis SHBA-së dhe Turqisë më 17 tetor të vitit 2019.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re