Dy vëllezër humbën jetën kur shkelën në një minë tokësore të vendosur nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në një vendbanim civil në Manbij në veri të Sirisë.
YPG/PKK vendosi pajisje shpërthyese të improvizuara dhe mina të shumta në vijën e frontit kundër Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) në fshatin Dadat të Manbij dhe në disa pika në vendbanimet civile.
Dy vëllezër, Omar Abdullah, 8-vjeç dhe Abdullah Abdullah, 10-vjeç, u vranë kur një minë tokësore e vendosur nga terroristët shpërtheu teksa ata po luanin.
Një numër i madh minash u zbuluan dhe u shkatërruan gjatë operacioneve të “Degës së Ullirit” dhe “Burimit të Paqes” të kryera nga Turqia dhe Ushtria Kombëtare Siriane në zonat e pushtuara nga YPG/PKK në Afrin dhe në lindje të Eufratit.
Burimi: Trt Shqip
