Sirianët po vuajnë për nevojat minimale të jetesës, ata po ushqehen me plehra dhe po flejnë të uritur”, thuhet në një raport të Programit të Ushqimit Botëror i U.N.
Rreth 174,500 njerëz u detyruan të miratojnë “strategjitë përballuese” të emergjencës, tha raporti i WFP.
“Kjo përfshin konsumimin e ushqimit të skaduar, kalimin e ditëve pa ngrënë, lypjen dhe angazhimin në aktivitete me risk të lartë për të marrë ushqim. Për më tepër shumë raste ku fëmijët kanë humbur jetën nga uria”
Megjithëse toka është bujqësore dhe e punueshme në Siri, është ose në vijën e frontit të konfliktit ose është shënjestruar nga snajperët, thuhet në raport.
Ndonëse Damasku është vetëm 15 km larg, 700 gramë bukë është 85 herë më e shtrenjtë në Ghouta Lindore, thuhet në raport.
“Vajza ime bërtet çdo herë sepse ajo e di ditën kur nuk është rradha e saj për tu ushqyer dhe fle me stomakun bosh”, tha një grua siriane./k.islame/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re