Të paktën 3.317 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra janë lënduar në Siri nga tërmetet e fuqishme me qendër në Türkiye-n jugore që goditën rajonin më të gjerë herët të hënën, sipas shifrave të përpiluara sot, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë e regjimit sirian tha se të paktën 1.347 njerëz kanë humbur jetën dhe 2.295 të tjerë janë lënduar në provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartus.
Ndërkaq, të paktën 1.970 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.950 të tjerë janë lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas Mbrojtjes Civile Siriane.
Burimi: AA