Nxënësit e Gutas Lindore e cila ndodhet nën rrethimit e regjimit të Asadit në Siri, përkundër bombardimeve të vazhdueshme vazhdojnë mësimin e tyre në shkollat e dëmtuara rëndë.
Rreth 400 mijë civilë të rajonit të Gutas Lindore, e cili ndodhet në lindje të kryeqytetit Damask, për më shumë se pesë vite po mbahen nën bllokadë. Në sulmet tokësore dhe ajrore të kryera nga regjimi në rajon, qindra shkolla u dëmtuan kurse qindra të tjera u shkatërruan dhe tani janë në gjendje të papërdorshme.
Në takimin e 3 dhe 4 majit në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani shpallën Gutan Lindore si një nga rajonet e zonave jokonfliktuale. Rusia më 22 korrik bëri të ditur se ka hyrë në fuqi armëpushimi në Gutan Lindore, shkruan aa. Përkundër asaj që regjimi kohë pas kohe vazhdoi sulmet e saj në rajon, familjet morën guximin nga zona relativisht e qetë dhe filluan që t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në shkollë.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, mësuesi i shkollës fillore “Tarik Bin Zijad” në qarkun Duma të Gutas Lindore, Hasan Ebu Mustafa tha se “Regjimi u përpoq të hakmerret ndaj popullatës duke i sulmuar sidomos shkollat të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve. Përkundër sulmeve të regjimit, ne vazhdojmë mësimin në shkollat më pak të dëmtuara. Shkollat të cilat kanë dëme të mëdha, tani filluan që të riparohen nga asambletë komunale”.
Ai tha se për shkak të luftës së brendshme një gjeneratë ka mbetur pa mësim. “Përkundër gjithçkaje, injoranca zhduket me mësim dhe edukim. Ne këtu japim mësim me kurrikulën tonë. Në shkollë kemi 200 nxënës”, tha Mustafa.
Sipas tij, shkollat shumë herë kanë qenë cak i sulmeve ajrore të regjimit. “Si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit, klasa të shumta të shkollës tonë pësuan dëme të mëdha në tavane. Muret e shkollës sonë u rrënuan në sulmet dhe bombardimet. Në mure gjithandej janë vrimat e plumbave”.
Poashtu edhe 9 vjeçari Salih Musa, nxënës i shkollës “Tarik Bin Ziyad” thotë se e do shumë shkollën e tij. Ai thotë se edhe pse frikësohet nga sulmet e regjimit vazhdon të ndjek mësimin në shkollë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re