Në Siri është rrëzuar një avion izraelit i cili bombardonte “objektiva iraniane” në këtë rajon.

Nga Ushtria izraelite është konfirmuar se është rrëzuar avioni i llojit F-16. Në njoftim theksohet se paraprakisht rrëzuan një mjet luftarak pa pilot i cili fluturoi nga Siria drejt hapësirës ajrore izraelite, transmeton aa.

“Si përgjigje ndaj kësaj, avionin tonë luftarak e sulmuan disa caqe iraniane në Siri. Është rrëzuar një avion”, njoftoi Ushtria izraelite.

Pilotët kanë katapultuar dhe janë dërguar në spital. Pas rrëzimit të avionit luftarak izraelit kanë vazhduar sulmet izraelite në rajonin e Sirisë. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re