Të paktën 968 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.400 të tjerë janë plagosur në Siri pas disa tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin juglindor të Türkiyes.

Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetet Idlib, Halep, Hama, latakia dhe Raqqa, ku u shembën shumë ndërtesa.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se 538 persona humbën jetën dhe 1.353 të tjerë u plagosën vetëm në Halep, Hama dhe Latakia.

Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Anadolu nga disa burime lokale, përfshirë Rrjetin Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe spitalet, të paktën 430 persona humbën jetën dhe mbi 1.000 janë plagosur në zona të ndryshme në veri të Sirisë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re