Regjimi i Bashar al-Asadit, i cili po dështon të përmbushë nevojat themelore në rajonet që kontrollon në Siri, nuk po arrin të parandalojë krizën e bukës që është rritur kohët e fundit.

Në luftën civile në Siri, regjimi i Asadit, i cili shpenzoi të gjitha kursimet e vendit në luftën kundër popullatës, po përballet me vështirësi në plotësimin e nevojave themelore të njerëzve në rajonet që kontrollon.

Kriza e karburantit, e cila ka vazhduar gjatë kësaj kohe në këto rajone, ka nxjerrë në pah edhe kriza të tjera.

Kriza e bukës, e cila është e zakonshme në rajon, është thelluar në dy javët e fundit dhe është kthyer në një vuajtje të pafund për popullatën e rajonit.

Për shkak të krizës së karburantit, disa furra buke po përballen me ngërç në qytetet e dendura si kryeqyteti Damask dhe qytetet Halep, Homs dhe Hama.

Regjimi i Asadit po përpiqet të ruajë fuqinë e tij duke vrarë qindra mijëra civilë, ndërkohë që nuk mund t’i furnizojë me miell furrat në rajonet që aktualisht kontrollon.

Familjet në rajonin e regjimit presin në radhë të gjata përpara furrave për të çuar bukë në shtëpitë e tyre.

Siria ishte midis vendeve që eksportonin grurë para luftës civile.

Përpjekjet e regjimit për zgjidhje e kanë përkeqësuar krizën

Regjimi i Asadit, i cili ka përjetuar një kolaps ekonomik, kufizoi sasinë e bukës që popullata mund të blinte në mënyrë që të shmangë vështirësitë me të cilat përballet në furnizimin e furrave me miell.

Regjimi, duke bërë hapin e parë lidhur me këtë çështje në shtator, prezantoi një sistem kartash elektronike për t’u përdorur për të blerë bukë në furra.

Pas vendimit për karta, buka siriane, e prodhuar në formë piteje (lavash) dhe e shitur në pako, ka filluar të shitet në tregun e zi.

Duke mos mjaftuar kjo, regjimi shkaktoi një krizë të re dy javë më parë duke ulur numrin e bukëve në paketë nga 12 në 7.

Një paketë bukë, e cila normalisht shitet për 200 lira siriane (rreth 10 cent), filloi të shitet trefish më shtrenjtë në tregun e zi.

Familjet që nuk kanë mundësi të blejnë bukë në tregun e zi, kanë filluar të krijojnë radhë të gjata përpara furrave.

Familjet që luftojnë për të mbijetuar në rajonet nën kontrollin e regjimit të Asadit për shkak të shtrenjtësisë dhe kushteve të përkeqësuara, presin që problemi të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Një nëpunës civil në Siri merr një pagë mesatare prej 50 mijë lirash sirianë (rreth 20 euro).

AA filmoi sprovën e sirianëve në radhë për bukë

Gazetarët e AA-së filmuan krizën e bukës në qendrat e qyteteve Halep dhe Hama të kontrolluar nga regjimi sirian.

Ajo që tërheq vëmendjen nga filmimet është se shumë të rinj, të moshuar, fëmijë dhe gra presin në radhë të gjata për bukë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re