Siria akuzoi Izraelin për kryerje të sulmit raketor ndaj pikave ushtarake rreth kryeqytetit Damask.
Forca ajrore izraelite kryen sulme me raketa ndaj caqeve ushtarake rreth kryeqytetit, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, e cila është e lidhur me regjimin Bashar al-Assadit.
Në Damask, së bashku me ushtrinë e regjimit, ka edhe post blloqe ushtarake që u përkasin grupeve të huaja terroriste nën komandën e Gardës Revolucionare Iraniane.
Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Izraeli ka kryer disa sulme ndaj forcave të Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe ushtria siriane, duke pretenduar se herë pas here lëshohen raketa në territorin e tij nga Siria dhe Lartësitë e Golanit.
