Trupat amerikane në Siri kanë nisur të kthehen në shtëpi.

Lajmi konfirmohet nga një zëdhënës i ushtrisë amerikane, sipas të cilit, koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend.

Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes së kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse ai nuk dha detaje specifike.

“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re