Një shtetas nga Tirana u arrestua nga Policia, teksa u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re