Skip to content

Emigranti paditë Greqinë: 100,000 euro për plumbat që e lanë invalid

20150805 LESBOS slide ZG91 articleLarge

 

Refugjati sirian Muhamed Bilal, 68 vjeç, i cili aktualisht banon në Suedi, ka ngritur një proces gjyqësor kundër Greqisë duke kërkuar dëmshpërblim prej 100,000 eurosh.

Forcat greke të sigurisë hapën zjarr në vitin 2014 mbi një varkë që transportonte migrantët në ishullin Pserimos.

Në atë varkë ishte edhe siriani Muhamed, i cili u kap nga plumbat e për këtë shkak mbeti me aftësi të kufizuara. Kështu që ai vendosi të padisë Greqinë duke kërkuar dëmshpërblim 100,000 €.

Pala greke konfirmoi se ndaj anijes u hap një zjarr, por pretendon se varka që “kryente manovra të rrezikshme”.

Çështja gjyqësore, e cila është vendosur të fillojë përpara Gjykatës Rajonale Rodos, pritet të mbyllet muajin tjetër.