Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Panorama TV tha se situata në vendin tonë është dramatike pasi është ulur dëshira e të rinjve për të qëndruar në Shqipëri, dhe largohen me gomone sapo mbarojnë shkollën.

Sakaq shtoi se raportet e ODIHR shkojnë ‘dëm’ nëse elitat politike nuk kërkojnë ndryshim për situatën në vend, pavarësisht sugjerimeve.

“Po ikin fëmijët me gomone, sa mbarojnë shkollën. Nuk ka rini, nuk e shohin më Shqipërinë si të ardhme. Ne kemi sistem që prodhon mamuth poitik, ka ardhur një moment që nuk mban më, njerëzit duhet ta kuptojnë. Duhet të ketë moral dhe qëndrueshmërie politike që njerëzit mos të bëjnë pazar mbi votën. Nuk na i zgjidhin problemin raportet, ata na i thonë hallin por ne e dimë. Populli ynë ka qenë shumë vizionar po nuk e dimë ku çalon problemi.

Shtëpinë tonë e ndreq vetëm ne jo komshinjtë. Nëse miqtë ndërkombëtarë e shohin se ne përpiqemi atëherë na japin një dorë, do vazhdojë dhe 30 vite me raporte por çështjen e ndreqim ne. Raporti i sotëm është i njëjtë me atë të vitit 1992. Halli ynë është këtu brenda, ne nuk vëmë mend pasi populli kërkon drejtim nga elitat e veta. Elita e ka tradhtuar besimin e qytetarëve”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re