Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet e saj sociale një video që shpjegon sistemin e korruptuar që lind prej taksave abuzive tek shpërndarja e tyre.

Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane e ka quajtur sistemin aktual ekonomik dhe fiskal të ngritur nga mazhoranca si “të padrejtë dhe pandershëm ” pasi godet 95% të shqiptarëve.

“Në 11 vite pushtet socialist: 95% e shqiptarëve paguajnë taksa të larta, ndërsa vetëm 5% përfitojnë! Ky është sistemi që ka krijuar pabarazi ekstreme dhe po largon qytetarët nga vendi”, deklaroi Tabaku.

Deputetja e demokrate ka theksuar dy shembuj të freskët që sipas saj ilustrojnë pabarazinë dhe padrejtësinë e thellë në menaxhimin e buxhetit të shtetit.

Sipas deputetes, 500 mijë euro janë shpërdoruar nga Parlamenti për të paguar një listë ekspertësh, shumica e të cilëve janë të lidhur me Partinë Socialiste, për të hartuar programin e saj partiak . Ndërkohë, ajo shton se qeveria po mbështet pagesat e interesave të kredive për administratën publike, një veprim që sipas saj përforcon pabarazinë mes qytetarëve.

“ Të gjithë shqiptarët e shtresës së mesme dhe bizneset e ndershme paguajnë sot taksa që shpërdorohen për të mbështetur këtë sistem të padrejtë. E ndërkohë, qeveria thotë se nuk ka para për pensionet ”, deklaron Tabaku.

Deputetja theksoi se ky sistem, i cili mbështetet në korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, ka krijuar një pabarazi të thellë ekonomike, ku 95% e shqiptarëve paguajnë taksa të larta për të mbështetur një pakicë që përfiton në mënyrë të padrejtë. Ajo e quajti këtë fenomen “ korrupsion të ngritur në sistem, një korrupsion që fatkeqësisht ka zënë rrënjë. ”

“ Ky është sistemi që po i largon shqiptarët nga vendi, ” përfundoi Tabaku, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe reagim ndaj kësaj situate.

Reagimi i plotë i Jordia Tabakut: Një sistem i korruptuar nis nga taksat që shqiptarët paguajnë dhe si shpërdorohen ato! Në 11 vite pushtet socialist: 95% paguajnë, 5% përfitojnë! Kjo është fytyra e një sistemi të padrejtë dhe pandershëm.  Ku shkojnë paratë e taksave që paguan ccdo shqiptar? Dy shembuj shumë të freskët nga java e shkuar. E para, Parlamenti i Shqipërisë pagoi 500 mijë euro një listë shumë të gjatë ekspertësh në pjesën më të madhe të lidhur me Partinë Socialiste për të hartuar programin e partisë dhe së dyti, qeveria shqiptare është duke mbështetur pagesat e interesave të kredisë për të gjithë administratën publike. A ka pabarazi më të madhe? A ka sistem më të pandershëm të ngritur sesa ky? Të gjithë shqiptarët e shtresës së mesme dhe jo vetëm dhe të gjitha bizneset e ndershme paguajnë sot taksa për tu shpërdoruar në këtë mënyrë , për të ngritur këtë sistem? E pastaj thonë që nuk ka taksa e nuk ka para pensionet, ndërkohë që ka sot për të ngritur një sistem të tërë të administratës publike për ta mbështetur atë edhe në mënyrë të padrejtë me taksat e të gjithë shqiptarëve për të paguar shpenzime të cilat nuk janë shpenzime primare. Sistemi i ngritur që nuk vlerëson punën, që mbështet korrupsionin, sistemi i ngritur ku 95% e shqiptarëve paguajnë taksa më të larta ndërkohë që ka një grup që përfiton nga këto taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit është ai sistem që po i largon sot shqiptarët. Ky është korrupsioni i ngritur në sistem, korrupsioni me ligje, korrupsioni me taksa, korrupsioni me pagesa, korrupsioni që fatkeqësisht ka zënë rrënjë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re