Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit tronditi opinionin publik.

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja është një ngjarje e paprecedentë.

Gjatë intervistës, analisti Minxhozi shtoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe se ka qenë një problem i akumuluar pasojat e të cilave u shfaqën sot, me vrasjen e gjyqtarit Kalaja.

“Është një çështje që ka të bëjë me Kadastrat, bashkitë, një rrjetë e madhe institucionesh. Dhe kulmoi me këtë ngjarje që është shumë e rëndë kur vritet një gjyqtar. Dhe më e rëndë vrasja në krye të detyrës. Nëse do të jepte vendim të kundërt pala tjetër do të bënte të njëjtë gjë. Pra problemi është një problem i akumuluar që ky segment i kësaj drejtësia që ne i kemi vënë emrin ‘drejtësia e re’, kam frikë se edhe me të gjitha eksperienca dhe për të gjithë funksionimin e sistemi të themi të drejtën se nuk është se ka ndryshuar shumë. Sot në Shqipëri nuk e gjen dot drejtësinë, ose siç thotë një koleg i ynë, “drejtësi nuk është e nuk ka, por është shumë e shtrenjtë”. Para disa vitesh është bërë një shqyrtim i hartës gjyqësore. Në atë kohë u tha që nuk mundet të vijë Apeli i gjithë në Tiranë. Gjykatat e Apelit janë stërtkurrur sepse janë mbledhur të gjitha në Tiranë dhe në emër të kursimit të disa fondeve, krijohet edhe kaos”, tha analisti Skënder Minxhozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re