Një emigrant nga Anglia i është bashkuar sot protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta e tek produktet ushqimore.

Ai tha se turpi po na drejton në këto 32 vite demokraci ndërsa me votë, shqiptarët duhet t’i largojnë.

Emigranti: Jam emigrantë kam ardhur nga Anglia, turpi ka 32 vjet që na drejton neve, ky është turpi, ne nuk duhet të ndahemi, jemi shqiptarë.

Mua më detyron dashuria për atdheun. Në cdo vend ngrihen por janë paralel me rrogat. Nuk mund të ngresh cmimet, pa rritur rrogat. Sistemi që kemi ngritur që nga 2008 është ajo që vuajmë sot, vota duhet të jetë primare.

Nuk ikën as Rama, as Luli, as Iliri, ikin me votë. Ne jemi shqiptarë, shqiptarët mendojnë për Shqëipërinë, njerëzit kanë të drejtë të protestojnë.

Nga 120 mijë, 60 mijë shkojnë për ilace për prindërit e mi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re