Pas Kapshticës dhe Qafë Thanës, edhe Kakavija, që prej mbrëmjes së djeshme në orën 20:00 ka qenë jashtë funksionit. Burime bëjnë me dije se në Kakavijë  të gjithë kompjuterat nuk ndizen dhe shfaqin një mesazh që thotë: “Shqiperia po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

 

Policia ka nxjerrë regjistrat dhe punon manualisht.

 

Dyshohet paraprakisht se rënia e sistemit TIMS ka të bëjë me një tjetër sulm kibernetik nga Irani.

 

Ky është sulmi i dytë që vjen në një kohë të shkurtës, pas rënies së sistemit qeveritar të e-Albania.

 

Për këtë sulm, qeveria mori vendimin edhe të dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria, vendim ky që u mbështet edhe nga ndërkombëtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re