Skip to content

Sistemi unik i gjobave, Dashnor Sula: Çdo kundër-vajtje do të gjurmohet, rritet transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale

dash sula

Është prezantuar Sistemi Unik i Gjobave, një platformë e re digjitale që synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe standardizimin e procedurave administrative në institucionet e inspektimit.

Përmes këtij sistemi, çdo kundërvajtje do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmimin e çdo akti administrativ dhe monitorimin më të saktë të gjobave.

Gjatë aktivitetit të prezantimit, kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, theksoi rëndësinë e regjistrit të ri për evidentimin e problematikave dhe rritjen e përgjegjësisë institucionale.

Dashnor Sula: Regjistri krijon mundësinë për të ndjekur më mirë rezultatet, do të mund të shikohen saktë gjobat. Të dhënat në regjistër bëjnë të mundur që të identifikohen problematikat dhe kështu forcohet përgjegjshmëria institucionale. Nga sot, duhet ta bëjmë E-Gjoba pjesë funksionale të jetës së përditshme. Inspektorati i Përgjithshëm do të punojë bashkë me ju.

Sistemi i ri synon të krijojë një mekanizëm të unifikuar për administrimin e gjobave, duke lehtësuar kontrollin, rritur gjurmueshmërinë dhe garantuar procedura më të qarta në ushtrimin e funksioneve inspektuese.