KQZ ka shtyrë kërkesën për referendum për sistemin zgjedhor të dorëzuar nga 12 aktivistë të shoqërisë civile për në janarin e vitit 2021.

Përplasje ka pasur mes anëtarëve të KQZ teksa Denar Biba nuk ka dashur të shqyrtohet fare kjo kërkesë por Klement Zguri ka këmbëngulur.

Në votim ka pasur një votë pro nga Zguri dhe katër kundër, por njëra prej anëtareve Rezarta Bitri ka thënë se vota e saj nuk është kundër por është për shtyrje të kërkesës. Në këtë mënyrë nuk mund të kishte vendim prandaj u shty për në janar të 2021.

DEBATI NË KQZ:

KLEMENT ZGURI: Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, një pro dhe katër kundër

REZARTA BITRI: Jo nuk janë katër kundër

KLEMENT ZGURI: Mos bëni gallatë këtu, o je pro ose je kundër

ISH- KREU I KQZ: Jeni institucion i rëndësishëm. Mos u sillni sikur jeni mbledhur për gjel deti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re