U zhvillua sot seanca e parë dëgjimore për vetting-un në radhet e policisë. I pari ishte Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Sherbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në lidhje me figurën, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konstatoi se z.Shehu nuk ka probleme dhe shoqërime me persona me lidhje kriminale.

Për pasurinë u konstatua problem, pasi ai nuk justifikon dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Janë rreth 1.4 milion lekë të pajustifikuara.

Oltion Shehu tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, duke punuar në një bingo si shef salle, banakier por edhe kamarier. Gjatë kesaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pajustifikuara. Po ashtu ai pretendon se nuk ishte në dijeni që gjatë këtyre viteve pra nga 1996-2003, ka qenë edhe pa siguracione.

Pasuria e tij është një shtëpi dykatëshe në njësine numër 8, një automjet dhe kursime bankare.

Seanca e radhës për konfirmimin apo jo në detyrë të Oltion Shehut do të mbahet në datën 8 nentor, në orën 11.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re