Deputeti demokrat ka reaguar ashpër lidhur me situatën e zjarreve në Vlorë në një postim në Facebook duke thënë se është e patolerueshme që nuk po ndërhyhet siç duhet për të shpëtuar pasurinë kombëtare dhe se çdo vonesë është shpërdorim detyre dhe vepër penale.

Ai tha gjithashtu se para disa ditësh kërkoi reagimin e pushtetit vendor e qendror për marrjen e masave për shuarjen e zjarreve por sipas tij emergjenca ka qëndruar pasive duke i lënë që të luftojnë për përballimin e situatës me mjete rrethanore.

Postimi i plotë:
Si deputet i Vlorës po ndjek me shumë shqetësim prej ditësh situatën alarmante të zjarreve në qarkun e Vlorës, në Karaburun, Tragjas e Dukat ku janë djegur qindar hectare, duke sjellë një dëm të madhe ekologjik, por edhe në pasuritë natyrore të zonës.
Përpara disa ditës u prononcova, duke kërkuar reagimin e pushtetit qendror e vendor për marrjen e masave pr shuarjen e zjarreve. Por qeveria, ministria e mbrojtjes, pushteti vendor dhe Emergjenca Civile kanë qenë pasive, duke i lënë të vetëm zjarrfikësit që të luftojnë për përballimin e situatës me mjete rrethanore.
Dhe kjo është e patolerueshme!
Ndaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve të pushtetit qendror e vendor, institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, për një ndërhyrje të koordinuar, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare.
Çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale!
Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re