Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën alarmante me COVID-19 në Shqipëri, pas shtimit të rasteve.

Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus dhe është detyra e policëve të kontrollojnë nëse ata po zbatojnë vetëizolimin apo jo. Po ashtu siç lajmëroi dhe vetë Rama, edhe Veliu ka dhënë urdhër që të ndalohen kategorikisht tubimet.

Po ashtu Veliu ka kërkuar nga policët të jenë të pajisur me maska dhe po ashtu të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete klientët i përdorin ato.

Po ashtu BalkanWeb mëson se Policia do i vijë në ndihmë ISHSH-së për inspektimin në terren si dhe do jetë vetë ajo që do të kryejë kontrolle për të parë nëse po zbatohen apo jo masat ndaj COVID-19.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re