Politologu Ermal Hasimja ka komentuar situatën dhe përçarjen brenda Partisë Demokratike.

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Vizion Plus, Hasimja tha se në kuadër të luftës së brendshme politike brenda, opozitës ka sulme të të gjitha llojeve për të sulmuar njëri tjetrin.

“Brenda PD ka një frymë të fortë anitkompromisi. Do të ishte shumë e vështirë që opozita në këtë situatë të futet në kompromise apo bashkëpunim me shumicën”, u shpreh Hasimja.

Më tej ai ka komentuar edhe sjelljen e kreut të PD, Lulzim Basha “sikur nuk ka ndodhur asgjë”. Politologu thekson se kjo është një strategji e kryedemokratit për të treguar se ata janë opozita e vërtetë.

“Është strategjia e Bashës, ndoshta është më e mira që mund të kishe zgjedhur. Ai po përcjell mesazhin se ne jemi opozita e vërtetë dhe problemet e tjera janë minore nuk vlen të kenë vëmendjen tonë. Nuk është një situatë të cilën do të mund ta shmangë edhe për shumë gjatë edhe kjo ka limitet e veta. Më vonë situata do bëhet më e nderlikuar , do të ketë konflikte më të fortë që do të përfshijë e ndonjë lloj përbërësi juridik brenda vetes”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re