Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e cila është në mbështetje të qëndrimit të Lulzim Bashës ka kritikuar kolegët e saj demokratë të Rithemelimit, të cilët sot bllokuan sërish Parlamentin, duke hedhur flakadanë dhe karrige.

Në një postimi në Facebook, Pampuri ka publikuar fjalimin e saj, që do të duhej ta mbante në Parlament, por për shkak të kaosit nuk iu mundësua.

Deputetja demokrate thotë se situata degradoi në hipokrizi pas së cilës fshihen shumë interesa. Ajo thekson se nuk mund të bëhet pjesë e këtyre skenave.

“Aty ku sot duhej të diskutohej mbi shkurtimet në buxhet që kjo qeveri ka bërë në shumë sektorë të rëndësishëm, situata degradoi në hipokrizi pas së cilës fshihen shumë interesa.

Nuk mund të bëhem kurrë pjesë e një modeli të tillë, i cili nuk na çon askund, e nuk mund të jem më pjesë e skenave të tilla”, shkruan Pampuri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re