Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga Kuvendi ka kundërshtuar vendimin e qeverisë lidhur me kushtin për kontratën 5-vjeçare ndaj studentëve të mjekësisë.

Tabaku-kuvend-850x450

Tabaku tha se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve, ku theksoi se kushti për studentët nuk e zgjidh problemin, si dhe reforma për arsimin e lartë ka dështuar.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithë përfshirje. Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërprit fjalën siç e ke zakon.

Lindita Nikolla: Jo nuk e kam zakon.

Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë çështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re