Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore.

Instituti Robert Koch konfirmoi 65, 371 të prekur në 24 orët e fundit. Ndërsa 264 pacientë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98, 538.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruar për situatën shqetësuese në spitale, pasi rritja e pacientëve po shkon përtej kapaciteteve.

Autoritetet shëndetësore në Bavari paralajmëruan se shumë spitale për shkak se kanë arritur kapacitetin e tyre të plotë me pacientë të sëmurë rëndë COVID-19, kanë filluar të transferojnë pacientë të rinj në qytete dhe shtete të tjera.

Gjermani po përballet me një shpërthim rastesh me Covid, ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve ende nuk janë vaksinuar.

Aktualisht rreth 56,3 milionë njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit, ndërkohë që qëllimi i qeverisë është që të paktën të vaksinohet 75% e popullsisë për të parandaluar një rritje gjatë muajve të dimrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re