Një punonjës pòlicie në Durrës është ínfektuar për herë të dytë me kòronavirus, ndërkohë që është prekur edhe gruaja e tij.Gjatë orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë tre persona në Durrës nga të cilët 2 janë të reja dhe polici është ripërsëritje.

Po gjatë këtyre orëve është konfirmuar për herë të parë një rast me Còvid në qytetin e Belshit. Nënë e bijë kanë rezultuar pozitive pasi kanë pasur kontakte me persona në Tiranë. Burime për Faxweb.al thonë se ato janë izoluar në banesën e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik, ka arritur 21 numri total i personave me korònavirus në Elbasan.
Priten edhe konfirmimet zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e orëve të fundit, ndërkohë që ditët e kaluara ka pasur një bòom rastesh me Còvid.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re