Skip to content

Situata e koronavirusit, Basha: Katër hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë sot katër hapat urgjentë që duhet të ndërmarrë qeveria për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situatën e pandemisë së COVID-19.

Në fakt bëhet fjalë për një pjesë të planit të PD-së për rimëkëmbjen të deklaruar dhe sugjeruar disa herë nga Basha.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan kreu i PD.

Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit. pic.twitter.com/cw9X1DQ8DM

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 25, 2020