Zv/ministri i parë i Ministrisë së Mbrojtjes, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në Gjirokastër.
 
Ndonëse akoma nuk është dekretuar si ministër, takimi i Lleshajt me drejtuesit ka ardhur në kuadër të luftës kundër krimit në vend.
 
Zv/minsitri Lleshaj prej disa ditësh ka ndërmarrë një tur takimesh me strukturat e policisë në rrethe si pasojë e ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur.
 
Me herët Lleshaj ka zhvilluar takime të ngjashme në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re