Vijon te jete e rende situata nga përmbytjet ne qarkun e Shkodrës. 4600 hektarë sipërfaqe toke dhe qindra banesa janë nen uje. Gjendja me problematike është gjendja ne njësite administrative te Dajcit, Ana e Malit, Berdice, Gur i Zi dhe ne disa lagje te qytetit te Shkodrës.
 
Nisur nga situata e renduar, zv/kryeministria ka mbledhur Komitetin e Emergjencave dhe krizave per te shtuar forcat e ndërhyrjes ne terren, por dhe furnizimet me ushqime për banoret.
 
Pas tërheqjes se ujit qeveria premton nisjen e rivlerësimit te dëmeve ne zonat e përmbytura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re