Skip to content

“Situata e rëndë në onkologjik” – PD kërkon mocion me debat në Kuvend


Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me situatën shqetësuese në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas demokratëve, raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka nxjerrë në pah probleme serioze në sistemin shëndetësor, veçanërisht në trajtimin e pacientëve me kancer.

Në raport evidentohet mungesa e barnave jetike, përdorimi i barnave të skaduara, mungesa e kontrolleve laboratorike, si dhe vonesat në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Këto problematika janë denoncuar më herët edhe nga pacientët dhe mediat.

Kërkesa për mocion është firmosur nga deputetët Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

Kerkese per mocion me debat per raportin e KLSH ne onkologjik (1)