Prej katër ditësh, Bashkia e Korçës po punon për hapjen e aksit rrugor Shtyllë-Panarit. Momentalisht po punohet në kilometrin e fundit në majë të Mashkullores, aty ku vështirësia është edhe më e madhe. Kjo edhe për shkak sepse trashësia ka shkuar në 2 metra.

 

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilir Dinellari po punohet në kilometrin e fundit në Mashkullë dhe ditën e sotme janë të gjitha gjasat që rruga të jetë e kalueshme me zinxhirë.

 

Në ditët në vijim,  sipas Dinellarit, do të punohet për ta bërë aksin të kalueshëm pa probleme në të dy senset e lëvizjes. Me tepër se trashësia e dëborës, prania e madhe e akullit dhe era e fortë e bën të vështirë hapjen në kohën e duhur të këtij aksi rrugor.

 

Vështirësi në qarkullim kanë edhe rrugët e fshatrave të njësive administrative Dardhas, Proprisht, Trebinjë, dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit, Lekas në bashkinë e Korçës, ndërkohë që të gjitha rrugët që të çojnë në qendrat administrative janë të kalueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko