Skip to content

Situata e vështirë tek Ura e Gjolës, banorët kërkojnë ndihmë

Situatë e rëndë si pasojë e përmbytjeve tek Ura e Gjolës në Krujë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati dhe të përmbysë katet e para të banesave aty pranë.

Banorët janë sistemuar përgjithësisht në katet më të larta të banesave, por situata po përkeqësohet.

Ata presin ndihme nga Njësia Bubë e bashkisë Krujë.