Dy vatra të reja zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Bashkinë e Selenicës. Mësohet se një vatër zjarri është përhapur në fshatin Drashovicë.

 

Njoftuar nga vetë banorët menjëherë,kanë mbërritur në vendngjarje 2 mjete  zjarrfikëse  dhe 6 efektivë  të kësaj strukture,të cilët po luftojnë me flakët ,lokalizimin e tyre dhe kthimin në normalitet të situatës.

 

Po ashtu, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Romës në Bashkinë e Selenicës. Edhe këtu, po punohet për vënien nën kontroll të flakëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re