Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar shtetit grek, që iu përgjigj kërkesës së vendit tonë për t’i ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrin në Pishë Poro dhe Darëzez në Fier.

 

“Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”, shkruan Balla në Facebook.

 

Ministria e Mbrojtjes njoftoi më herët se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Fier.

 

Zjarri në Pishporo dhe Darëzezë të Fierit vijon të jetë aktiv për të gjashtën ditë me radhë, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe pyjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko