Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 4 mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, ferra dhe sipërfaqe pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.
Vatrat aktive aktualisht janë:
-
Orikum, bashkia Vlorë – Në zonën “Sotiran”, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, një vatër zjarri në lartësi mali vijon të jetë aktive. Në terren ndodhen 7 forca zjarrfikëse, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, 7 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.
-
Poliçan, fshati Zgërbonjë – Përhapja e zjarrit për shkak të erës dhe temperaturave të larta ka rrezikuar banesa, por rreziku është shmangur. Në vendngjarje janë 7 zjarrfikës me 2 automjete dhe 5 punonjës të Shërbimit Pyjor.
-
Bulqizë, njësia Zerqan – Në “Livadhi i Peladhisë”, zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja është në intensitet të ulët. Janë evidentuar 3 vatra të ndara. Në operacion janë angazhuar 11 zjarrfikës me 2 automjete, 7 punonjës të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Deri tani janë djegur rreth 17 hektarë.
-
Dibër, Parku Kombëtar Lurë – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, një vatër e madhe ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Zjarri është përhapur për shkak të erës, por aktualisht nuk ka rrezik për banesa. Në terren po punojnë 5 forca të AdZM, 6 zjarrfikës, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe helikopteri Cougar.
Raste të tjera të raportuara:
-
Tiranë, fshati Ndroq – Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët.
-
Fier, fshati Mbrostar – Një hangar me bazë ushqimore për blektorinë u përfshi nga zjarri. Si pasojë, humbën jetën rreth 75 dele dhe pronari pësoi dëmtime të lehta. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.
Në total, janë djegur rreth 24 hektarë bimësi në të gjithë vendin. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 268 forca, përfshirë 60 efektivë të Forcave të Armatosura, 31 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar në dy vatra të rrezikshme.
Parashikimi i motit dhe rreziku nga zjarret:
Thirrje për qytetarët:
Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë. U bëhet thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë menjëherë çdo vatër pranë autoriteteve dhe të bashkëpunojnë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës. Kujdesi juaj shpëton jetë!
