Skip to content

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në disa bashki të vendit, nga të cilat 4 mbeten aktive në Dibër, Bulqizë dhe Fier.
Zjarri më i përhapur është në Parkun Kombëtar Lurë, ku janë djegur rreth 150 hektarë pyll pishe dhe livadh. Forcave në terren u janë bashkuar 100 efektivë të FA-së.

Në total janë djegur mbi 292 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore.
Në operacione janë angazhuar 394 forca, 36 automjete zjarrfikëse, 130 ushtarakë dhe 1 helikopter.

Sipas IGJEUM, në disa qarqe priten reshje të dobëta, por rreziku për zjarre mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Autoritetet apelojnë qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë çdo vatër.