Zjarret masive kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit duke bërë që të shkrumbohen sipërfaqe të tëra pyjore me dëme në blegtori dhe rrezikohen edhe pasuri kombëtare sic është Parku i Llogarasë. Lidhur me këtë situatë i ftuar në studion e Fax News Ramiz Metaliaj pedagog në UBT dhe njëkohësisht inxhinier i pyjeve tha se këto djegie mund të ishin parandaluar nëse do përdorej strategjia e duhur nga forcat emergjente dhe një plan i mirëfilltë për të mos lejuar që zjarret të merrnin përmasa të tilla.

Metaliaj tha gjithaashtu se nuk mund të përdoren jjerëzit e thjeshte me mjete rrethanore për të shuar zjarret asi është shumë e rrezikshme dhe se ka mungesë në infrastrukturë dhe logjistike sa i përket mbrojtjes së pyjeve.

“Qytetarët duhet të sensibilizohen, nuk është investuar në asgjë dhe si vend nuk kemi trashëguar asgjë në fushën e mbrojtjeve nga zjarri sepse atëherë ka pasur njerëz me bollëk në zonat malore dhe ishte fuqi punëtore e lirë ndërsa sot duhet të kemi infrastrukturën dhe logjistikën. Jemi në nivelin 0 dhe nuk kemi asnjë metër rrugë të ndërtuar për këtë qëllim.

Ne kemi rezerva të bollshme ujore për mbushjen e mjeteve ajrore mirëpo nuk kemi asnjë burim të ndërtuar artificialisht në lartësitë e maleve, nuk janë gjëra që kushtojnë dhe ndërtohen lehtësisht për tu përdorur në periudhë zjarresh. Sistemet e vrojtim sinjalizimit, punësoheshin punëtorë sezonale para 10 vitesh, u prish një organizim i tillë dhe tani kërkohet që të ngrihet prapë pranë bashkive dhe të japin shpejt sinjalin e njoftimit.

Nuk duhet kaluar më shumë se një orë e gjysem mbërritja në vendngjarje për ta kap zjarrin në momentet e para dhe së fundmi po përdoret droni. Janë elementë që duhet të bashkërendohen , që të parandalosh do jesh i fituar më mirë se sa të ndërhysh , nuk mund të dërgosh njerëz me mjete rrethanore.

Karaburuni nuk është zonë që prodhon zjarre të rrezikshme që nuk mund të shuhen dhe pjesa më e madhe është me barishte të ulëta , po të kishte pak vëmendje ai do ishte shuar pa u avancuar. Nëse hyn në parkun kombëtar do jetë humbje e madhe, është pyll i instaluar shekuj më parë dhe nuk mund të bëhet përsëri.
Një pritë, një fasho antizjarr që duhet të hapet në distancë nga parku, aktivizim të forcvave punëtore të nxirret dheu dhe kjo e frenon zjarrin‘- u shpreh Metaliaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re