Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informoi mesditën e sotme mbi situatën e zjarreve në vendin tonë, shkaktuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 20 dhe 2 vatra janë aktive.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë për shuarjen e vatrave në:
Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, bashkia Vlorë.Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.Fshatin Poshnje, bashkia Dimal.Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e MadheFshatin Bërdicë, bashkia Shkodër.Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë.Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë.Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull.Në lagjen “Granic”, bashkia Gjirokastër.Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë.Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak.Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll.Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik.Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier.Fshatin Cukas, bashkia Lushnjë.Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.
“Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 44 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq”, informoi ai.
Hysenllari tha se, aktualisht janë aktive vatrat në: Fshatin Pecë, bashkia Finiq, me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat operacionale për ditën e djeshme dhe gjate natës nuk u bë e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Sot në orët e para te mëngjesit ka filluar operacioni nga toka me forcat operacionale e mbështetur nga ajri me helikopter Cougar të MM. Në fshatin Postribë, bashkia Shkodër, kjo vatër ka intensitet të ulët dhe po punohet për shuarjen e tij.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore”, tha Hysenllari, teksa nënvizoi se, të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri”,
Ai tha se, zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.