Skip to content

Situata e zjarrit në Dropull kritike, flakët iu afrohen banesave

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Situatë kritike e zjarreve në Dropull. Flakët po avancojnë drejt zonave të banuara.

 

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se era e fortë ka avancuar flakët që po depertojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit. Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë.

 

Forcat zjarrëfikese dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakeve. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mberrijë një helikopter për të shuar zjarret që mos tu afrohen banesave.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë