Situata energjitike, në vend dhe jo vetëm, vijon të mbetet një shqetësim. Megjithatë, eksperti i energjisë, Azmir Duleviç tha për Vizion Plus se Shqipëria nuk është në kushtet e vendeve europiane pasi ka krijuar pavarësi energjitike.

 

Në një intervistë të shkurtër gjatë edicionit të lajmeve në Vizin Plus me moderatoren, Pranvera Borakaj, Duleviç tha se një nga arsyet kryesore për heqjen e fashës 800kwh është sigurimi i energjisë për muajin tetor.

 

 

“Për hir të së vërtetës për sa i përket kursimit të energjisë, nuk ka të dhëna të matshme, thjesht janë marrë disa statistika e është bërë një sondazh por ERE nuk ka dalë në një vendim konkret për sa i përket fashës. Edhe KESH, për muajin tetor e ka siguruar energjinë elektrike për nevojat e vendit dhe kjo është arsyeja kryesore për zhvendosjen e fashës nga tetori në nëtor.”

 

Eksperti u shpreh gjithashtu se nga parashikimet meteoroligjike dhe hidrike priten të dhëna optimiste, megjithatë një ndikim të madh do  të ketë edhe çmimi i energjisë elektrike në bursa pasi në nivelin e saj më të mirë kaskada mund të prodhojë deri në 70% të konsumit vendas.

 

 

30% do të sigurohet përmes impotit. Sipas ekspertit, prurjet nuk e ndryshojnë këtë përqindje.

 

 

“Ajo që shpresojmë të ndodhi është që çmimi i energjisë në bursë të ulet dhe nismat e kursimit e lehtësojnë barrën dhe keqpërdorimin por duhet të ketë nisma më konkrete dhe koherente nga administrata shtetërore sepse ajo e bënë shpërdorimin më të madh të energjisë nëpërmjet ngrohjes dhe ndriçimit.”

 

 

I pyetur nga moderatorja Borakaj, eksperti tha se duke marrë parasysh prodhimin vendas të energjisë, duket e largët dita kur shqipëria të mbetet pa drita.

 

 

“Kjo është një situatë dinamike, por vendi ynë nuk është në të njëtjat kushte si vendet europiane pasi ne prodhojmë 70% të kosnumit kemi prodhim të energjisë dhe pavarësi energjitike. Duket e largët dita që do të ketë energji lektrike. “

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re