Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë informacione për situatën epidemiologjike në vendin tonë sa i përket 2 javëve të fundit.

Sipas shifrave të raportuara nga Komiteti i Ekspertëve, në vend ka përmirësime të ndjeshme, ndërsa bëjnë thirrje për vaksinim të mëtejshëm dhe masiv të qytetarëve, veçanërisht të studentëve, pedagogëve dhe mësuesve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në vend vazhdojnë të mbeten nivele të larta të infeksioneve, por do të thoja që javën e fundit sic keni parë edhe nraportimet tona ka qenë e qëndrueshme.
Situata epidemiologjike në dy javët e fundit ka pësuar përmirësime të ndjeshme.

Raste të reja ditore: 847 raste
Raste Aktive: 12745

Numri i bashkiove të prekura ka përsuar ulje duke shkuar deri në 51 bashki të prekura. Ndërkohë që femrat janë ato që preken më së shumti duke pasur numër më të lartë infektimesh. Sa i përket rasteve të shtruara, brenda 2 javëve janë 22 raste.

Pozitiviteti është rritur duke shkuar nga 11% në 16.9%. Ndërkohë grupmoshat më të prekura janë 65-74 vjeç Po vijon vaksinimi masiv në të gjitha qendrat shëndetësore. Ftojmë të gjithë studentët dhe pedagogët e arsimtarët, të vaksinohen dhe të mos bëjnë asgjë më shumë sesa të marrin kartën e tyre të identitetit dhe të shkojnë tek një qendër vaksinimi kudoqoftë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re