Skip to content

Situata kriminale në vend, rotacion në radhët e drejtuesve në policinë e Elbasanit (Emrat dhe lëvizjet)

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Situata kriminale duket se ka sjellë rotacion të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.

Mësohet se është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës. Palushi mësohet se është transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë.

Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.

Lëvizje mesohet se ka edhe mes oficerëve, ku këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili, që dikur ka qënë shef komisariati në Krujë.

Ndryshimet kanë prekur dhe disa emra të tjerë të Drejtorisë së Policisë Elbasan,por ende nuk behen te ditura.

/faxweb