Situata prej reshjeve te debores dhe ngricave vijon te jete problematike ne qarkun e Elbasanit. Ne akset nacionale levizet vetem me zinxhire ndersa sot ne drejtim te Tiranes nuk eshte lejuar levizja per shkak te nje problemi ne tunel. Kjo situate ka cuar prefektin e qarkut Klevis Xhoxhi te mbledhe per te dyten dite me radhe shtabin e emergjencave civile.

Kjo situate ka gjetur te papergatitur bashkine Elbasan,e cila nuk ka mundur te hape rruget e fshatrave. Rezulton i bllokuar aksi Gjinar- Zavaline , fshatrat e njesise adminsitrative Funar si dhe ka probleme serioze ne Laninot- Fushe- Qafe si dhe Guri i Zi. Ne raportimin e tij kryebashkiaku i Elbasanit e vuri theksin te problemet me ujin e pijshem dhe energjine elektrike si dhe sasine e kripes se perdorur per ti bere te kalueshme rruget ne qytet dhe skorjen e perdorur ne fshatra.

Perfaqesuesi i OSHEE pranoi fluksin e larte te defekteve ne qark, duke theksuar se te pakten 4000 abonente jane ne erresire. Nënstacioni i paraburgimit ne Bradashesh ka pas probleme por pa ndërprerje energjie elektrike. Per sektorin e kujdesit shendetesor rastet emergjente jane derguar ne kohe ne spital, ndersa policia thote se eshte duke monitoruar situaten e krijuar ne Qafe Thane, ku ne kete te fundit levizet vetem me zonxhire dhe goma dimerore, ndersa cdo mjet tjeter eshte i destinuar te mbetet i bllokuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb