Situata kritike me të cilën po përballet edhe Kurbini ka rritur nevojën e strehimit të mijëra banorëve. Në orët e mbrëmjes së djeshme nga Detashmeti i Mbështetjes Rajonale Burrel, janë nisur dy kamiona me çadra për tu vendosur në Laç.

 

Bashkë me dy kamionët e ngarkuar me çadra drejt Laçit shkuan edhe efektiv të forcave të armatosura nga Policia Ushtarake Burrel.

 

Aktivizimi i forcave të armatosura nga Detashmenti i Mbështetjes Rajonale Burrel në ndihmë të zonës së Kurbinit, tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet edhe ky rajon.

 

Reshjet e shirave të rëna gjatë mbrëmjes kanë shtuar nevojën e strehimit në zonat ku banesat janë të rrënuara totalisht apo janë të rrezikshme për të qëndruar në to.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re