Epidemiologu Ilir Alimehmetu në një lidhje Skype për Fax News u shpreh mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë duke thënë se një dozë e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme në këtë faze dhe pavarësisht se është rritur numri i infektimeve nuk është gjendje shqetësuese pasi është nën kontroll.

“Numrat janë në rritje, por është e përballueshme, dhe nuk jemi në fazën shqetësuese. Varianti Capa nuk është i ri, është i njohur më parë dhe Delta ja zuri vendin në Indi duke e dominuar.Delta përbën shumicën dërrmuese të rasteve. Doza e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme pasi nuk ka prova, flasim për ato që po përdoren në Gjermani.

Kjo situatë duhet të monitorohet edhe dy javë të tjera, edhe OBSH ka thënë që nuk duhet doza e tretë, është më shumë për tu qetësuar ne se nuk do, prekemi por jo e domosdoshme.

Imunizimi i plotë vjen dy javë pas dozës së dytë por në cdo moment ka një mundësi infektimi, por për imunizim të lartë e kanë Phizer dhe Astrazeneca dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme doza e tretë se përvec kësaj do ishte një shpenzim shumë i madh.

Në gjithë botën nuk llogjikohet më me rastet e reja por nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës sepse nese infektohen të rinj atehërë nuk presim shumë probleme. Duke qene se të rinjtë kanë më pak risk dhe normalisht nuk duan të bëjnë vaksinën.“- u shpreh Alimehmeti.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re